Flash News

KRYESORE

Dyshime për veprimtari kriminale, një shtetasi i sekuestrohen 4 milionë euro pasuri (Apartamente, garazhe, tokë në Drimadh)

Në kuadër të Panit të Masave “Vjeshtë 2017” " Për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale” , nga ana e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda është bërë sekuestrimi i disa pasurive të shtetasit N.J., pasuri këto që dyshohet se janë përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Pasuritë e sekuestruara janë :

Apartamete të ndodhura në Tiranë gjithesej 4(kater) me një sipërfaqe 450 m2

Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithesej 2(dy) me një sipërfaqe 40 m2

Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithesej 1(një) me një sipërfaqe 65 m2

Tokë e ndodhur në zonën e bregdetit Drimadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2

Në total me një vlerë tregu pasuri të sekuestruar arrijnë vlerën 4 milonë Euro.

Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjensisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave.

Të fundit