Flash News

KRYESORE

Dyshime se e vrau i dashuri, gjendet trupi i groposur i aktores shqiptare në Los Angeles

Policia e Los Angeles ka rënë më fund në gjurmët e aktores me origjinë shqiptare, Adea Shabani, por fatkeqësisht duke e gjetur atë të vdekur. Autoritetet vendase kanë njoftuar se trupi i 25-vjeçares u gjet i groposur në një varr të cekët në një pellg në Spenceville Wildlife Area, në Kaliforni.

Shabani është shpallur e humbur që më datë 23 shkurt dhe mendohet se është vrarë dhe më pas është groposur nga i dashuri i saj, Chris Spotz, i cili pak ditë më parë vrau veten ndërsa po ndiqej nga policia. Aktorja Shabani ka lënë Maqedoninë për të studiuar aktrimin në SHBA dhe ka jetuar atje për më pak se dy vjet.

Të fundit