Flash News

KRYESORE

Dyshime se policja vrau familjen dhe më pas veten, flet i afërmi: Po bëhen spekulime

Dyshime se policja vrau familjen dhe më pas veten, flet i afërmi: Po

Detaje të tjera janë zbuluar nga krimi i shumëfishtë që tronditi dy ditë më parë Kosovën, ku ish-policja Valdete Bllaca dyshohet se vrau prindërit e saj dhe dy vëllezërit dhe më pas u vetëvra.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, gazetarja Dorjana Bezat jep detaje pasi ka mundur të flasë me drejtues të policisë dhe prokurorisë duke përcjellë të tjera informacione ‘live’ nga Gjilani.

Duke hedhur poshtë versionin e mikut të ngushtë të Fisnik Bllacës, vëllait të polices që dyshohet se është ekzekutorja, ajo tha se arma e krimit është gjetur në dorën e 45-vjeçares dhe nuk ka pasur armë tjetër, ndërsa viktimat janë gjetur në pozicione të ndryshme.

“Në vendin e ngjarjes është përdorur vetëm një armë ajo e Valdetes. Sipas ekspertëve, ata thonë se autorja e ngjarjes është 45-vjeçarja. Viktimat janë gjetur në pozicione të ndryshme dhe arma është gjetur në dorën e 45-vjeçares”, raportoi Bezat.

Nga ana tjetër, i afërmi i familjes Besnik Bllaca kërkoi të ndalohej me spekulimet dhe të pritej versioni zyrtar i organeve kompetente.

Po bëhen shumë spekulime. Ne si familje jemi duket pritur verdiktin e organeve kompetente. Ka pasur familjarë që janë intervistuar nga organet.

Nuk e kam këtë informacion për Blerimin dhe nuk dua të jap informata të tilla që Blerimi ka qenë i sëmurë mendor”, tha Besniku.

Të fundit