Flash News

KRYESORE

Dyshime se Shqipëria do kthehet në kamp gjigant për refugjatët. Rama në Vjenë: Është kërkesë e Gjermanisë; ne jemi të gatshëm

Dyshime se Shqipëria do kthehet në kamp gjigant për

Austria, Gjermania, Holanda dhe Danimarka kanë bërë sot një propozim që mund të rezultojë tronditës për shqiptarët. Këto shtete i kanë dorëzuar Brukselit kërkesën për ngritjen brenda këtij viti të një kampi të përhershëm azilkërkuesish, në një shtet të kontinentit evropian, por që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

Në kontinent janë 11 shtete që nuk janë anëtare të BE-së: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Zvicra, Ukraina, Bjellorusia, Norvegjia dhe Islanda.

Burime diplomatike për ‘Klan Plus’ thanë se Shqipëria shihet si shteti më i mundshëm për të strehuar të gjithë emigrantët e paligjshëm që sillen nëpër kufijtë ballkanikë dhe ata që kanë arritur të hynë në kufijtë evropiane.

Por ndonëse Qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk ka reguar ende për këtë propozim, disa fakte tregojnë se Tirana të paktën po e konsideron seriozisht që të kthehet në ‘kamp gjigant’ për refugjatët sirianë, iraken dhe afrikanë.

Në takimin e zhvilluar më 30 maj në Vjenë të Austrisë, kryeministri Rama dhe kancelari Sebastian Kurz, pohuan se temë qendrore e diskutimit ka qenë emigracioni ilegal. Kurz ngirti shqetësimin për hapjen e ‘Rrugës Shqiptare’ për refugjatët që vijnë nga Greqia dhe synojnë shtetet e Evropës Perëndimore. Rama në fjalën e tij përmendi një “kërkesë legjitime” që vinte nga Gjermania dhe Austria dhe e nxorri Shqipërinë në ‘tregun evropian’ si të gatshme për të luajtur rolin e saj, sigurisht, me mbështetje financiare nga Brukseli. Rama foli gjithashtu për një plan të gatshëm dhe se dëshironte që refugjatët e paligjshëm që hynin në Shqipëri, të mos ktheheshin pas, por të trajtoheshin në territorin tonë.

“Kini parasysh që edhe moti i mirë është një nga faktorët që e rrisin fluksin dhe për këtë arsye, me kancelarin kemi diskutuar ekzaktësisht se si do bashkëpunojmë dhe çfarë mbështetjeje kërkojmë ne, për të qenë të gatshëm t’i përgjigjemi kërkesës legjitime që vjen nga Austria, nga Gjermania, apo nga vendet e tjera, për të luajtur rolin tonë dhe për të marrë përgjegjësinë tonë. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë, por vetëm, siç tregoi edhe 2015-ta, kjo gjë nuk mund të bëhet dhe ne nuk duam që në Shqipëri, njerëzit që vijnë, të merren nga një kufi e të hidhen në kufirin tjetër për të vazhduar rrugën, por duam të trajtohen në mënyrë dinjitoze, në mënyrë të rregullt dhe ne jemi të gatshëm që në këtë bashkëpunim, të vendosim në dispozicion të gjitha kapacitetet tona për të mundësuar nga njëra anë, garantimin e sigurisë së kufijve dhe nga ana tjetër, një trajtim dinjitoz të të gjithë njerëzve. Kështu që në këtë aspekt, unë e përsëris atë që tha Kancelari, që besoj se i kemi të gjitha mundësitë dhe besoj se kemi planin e duhur për ta parandaluar një rishfaqje të filmit të vitit 2015, që do ishte dramatik për të gjithë ne”, do shprehej Rama, raporton Politiko.al.

Një tjetër fakt është se shtetet që kanë bërë propozimin në Bruksel, përveç Austrisë, janë të gjitha skeptike për hapjen e negociatave me Tiranën. Sot, u raportua për herë të parë nga ‘Reuters’ se edhe Danimarka mund të vendosë veton për hapjen negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndonëse në Kopenhagen ministri Ditmir Bushati mori në janar të këtij viti një premtim tjetër, të paktën sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Pra, Gjermania, Holanda dhe Danimarka që kërcënojnë Shqipërinë me veto për negociatat, kanë bërë propozimin që një shtet evropian të kthehet në “kamp refugjatesh”, që sipas ‘Klan Plus’, më favorit shihet Shqipëria.

Fakti tjetër lidhet me kontrollin e kufijve të Shqipërisë nga agjencia e BE-së, “FRONTEX”, raporton Politiko.al. Në cilindo shtet të strehohen refugjatët, ata do të mbahen të mbyllur brenda kufijve pikërisht nga kjo agjenci. Deri më tani, Shqipëria është shteti i vetëm jo-anëtar i BE-së që ka pranuar që kufijtë e saj të kontrollohen nga “FRONTEX”.

Në Shqipëri do të mblidhen të gjithë refugjatët e Evropës? Propozimi miratohet nga Brukseli

Të fundit