Flash News

KRYESORE

Dyshimet e ish-ministrit të Jashtëm: Dy diplomatët, agjentë të fshehtë të shërbimeve ruse

Dyshimet e ish-ministrit të Jashtëm: Dy diplomatët, agjentë

Ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo ka folur në lidhje me debimin e dy diplomateve rus nga qeveria shqiptare.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur”, Milo dyshon se Vladislav Filipov, atashe ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës mund të jenë agjentë të shërbimeve ruse.

“Mund të jenë agjentë. Çdo qeveri dërgon në ambasadat e saj në bazë të fuqive që ka agjentë. Lidhur me veprimtarinë që nuk përputhet me statusin diplomatik, ata në një moment të caktuar janë interesuar sa ushtri ka Shqipëria, sa armë ka, tek i ka. Në momentin që një diplomat pyet një ushtarak apo një qytetar, apo shkon një një zonë strategjike dhe ky mbahet shënim dhe kur gjykohet momenti. Nuk është se qeveria e zbuloi dje që këta dy diplomatë bëjnë një detyrë tjetër nën mbulesën e shërbimit diplomatik”, deklaroi Milo.

Të fundit