Flash News

KRYESORE

Dyshimet për komplot, dorëhiqet trajneri i Flamurtarit: Shikoj se i pësojmë golat lehtësisht

Dyshimet për komplot, dorëhiqet trajneri i Flamurtarit: Shikoj se i

Trajneri Shpëtim Duro ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Flamurtarit menjëherë pas ndeshjes së kupës kundër Skënderbeut, ku vlonjatët humbën me rezultatin 2:0 duke u eliminuar nga ky kompeticion.

“Nuk mund ta përballoj dot këtë situatë. Do të ishte shumë mirë për të gjithë, të kishte një ndryshim. Më takon që ta mbaj personalisht përgjegjësinë. Kisha shumë dëshirë të vazhdoja projektin. Kisha marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Idrizi. Kisha mbështetjen e të gjithëve. Për deri sa kam qenë kaq jetëgjatë tregon se kam pasur besimin e tyre dhe kam bërë mirë”, tha fillimisht Duro.

Më tej, Duro shtoi: “Ky vendim nuk do i pëlqejë zotit Idrizi. Por për të mirë të klubit është mirë që unë të largohem. Unë shikoj një skuadër që ka humbur besimin. I marrim golat shumë lehtësisht”.

Presidenti i klubit, Sinan Idrizi nuk ka bërë ndonjë koment deri tani sa i takon largimit të Duros.

Të fundit