Flash News

KRYESORE

Dyshimet për pastrim parash/ Profili financiarë i biznesmenëve që i transferuan 10 milionë euro Olesia Duka

Dyshimet për pastrim parash/ Profili financiarë i biznesmenëve

Ka marrë një tjetër kthesë çështja e stomatologes Olesia Duka. Avokati Arben Llangozi ka deklaruar se klientja e tij ka rënë pre e mashtrimit të dy biznesmenëve, Idlir Hoxha dhe Ilir Doçi, të cilët e kanë përdorur për pastrimin e 10 milion eurove. Llangozi shtoi se ai zotëron dokumenta për këto transferta, të cilat do ja paraqes gjykatës në seancën e radhës.

Politiko.al investigoi mbi aktivitetet e tyre, ku sipas QKR-së, Hoxha zotëron 4 kompani, ndërsa Doçi është pronarë i dy shoqërive.

Bizneset e Idlir Hoxha:

30% të aksioneve të kopmanisë A.G.I., e cila merret me import-eksport, transport, veprimtari në fushën e turizmit dhe hapjen e pikave doganore;

50% të kopmanisë A.G.I. Center, e cila merret me import-eksport, tregeti me shumice e pakice të artikujve industriale, ushqimore, farmaceutike, prodhim konfeksione etj. Aktivitet marketingu, agjent komisioner, promovimi, reklamimi dhe nxitja e produkteve;

30% të aksioneve të kompanisë A.M.A. sh.p.k, e cila ka shërben për këmbim valutor, agjent transferimi parash, agjenci turistike, aktivitet marketingu. agjent komisioner. Promovimi,reklamimi,nxitja e produkteve e shërbimeve te bizneseve të klienteve. Përcaktimi , ideimi i strategjive te promovimit e nxitjes se produkteve

33% të kompanisë AGI Petrol, e cila operon në tregtimi me pakice i karburantit, vajrave lubrifikante, gazit të lëngshem, nënproduketeve të tyre për automjete. Import-eksport dhe tregtim i artikujve, mallrave qe tregtohen lirisht ne qarkullimin civil qe lejohen nga forma juridike e shoqërisë.

Bizneset e Ilir Doçit:

Administratori i kompanisë administrator A.B.I Exchange Sh.p.k, e cila kryen shërbime valutore në kartmonedhe, çeqe udhëtarësh, valute nëpërmjet lëvizjes së fondeve në llogari, import eksport të artikujve të ndryshëm, agjent ne transferimin e parave me dhe për llogari të subjektit financiar jobankë;

38% Alpha Plan Consultans Albania, që operon në fushën e konsulencës për shoqeritë private dhe shtetërore, të organizimit të shoqërive private dhe shtërore, përpilimin dhe zbatimin e projekteve te ndyshme, në çertifikimin ISO dhe HCCP etj.

Të fundit