Flash News

KRYESORE

Dyshimet për 'vërtetimin' e Tahirit/ Top Channel nuk ishte i pari. Deputeti demokrat e quajti 'fals' në seancën e 25 tetorit

Dyshimet për 'vërtetimin' e Tahirit/ Top Channel nuk ishte i

Televizioni Top Channel ka publikuar mbrëmë një kronikë ekskluzive ku hidhen dyshime të forta për autenticitetin e 'vërtetimit', të paraqitur në media nga Saimir Tahiri më datë 24 tetor. Juristë të pyetur nga gaztari i TcH e kanë konsideruar si jo autentike letrën e ish-ministrit, duke paraqitur një tjetër dokument të prokurorisë së Katanias, i cili kontrastonte qartësisht me atë të publikuar nga Tahiri.

Top Channel ka qenë e para media që ka investiguar dhe hedhur dyshime për autenticitetin e 'vërtetimit' të ish-ministrit. Por, akuza e parë në lidhje me pretendimet e Tahirit, shumë më herët, ka ardhur nga bota e politikës.

Ka qenë deputeti demokrat Flamur Noka, në seancën plenare të datës 25 tetor, një ditë pasi ish-minsitri kishte publikuar 'vërtetimin' e Prokurorisë së Katanias, që ka thënë se dokumenti ishte fals. Noka e ka bërë këtë gjatë një ndërhyrjeje për procedurë duke replikuar me përfaqësues të mazhorancës.

Të fundit