Flash News

KRYESORE

Dyshimet për votat e vjedhura, ja çfarë shkruhet në raportin e OSBE ODHIR

Dyshimet për votat e vjedhura, ja çfarë shkruhet në

Kontradikta me numrin e votuesve nëpër rrethe të ndryshme të vendit, por edhe dyshimi se disa persona mund të kenë votuar disa herë, ka qënë dështimi kryesor i këtyre zgjedhjeve.

Këtë e pasqyron edhe raporti i  OSBE ODHIR,  i cili tregon se janë anashkaluar disa garanci kyç:

“Zgjedhësit nuk u kontrolluan gjithmonë nëse e kishin shenjën e bojës së votimit në gisht në një të pestën e qendrave të vëzhguara të votimit, kurse në rreth 10 përqind të rasteve, ata nuk u shënjuan gjithmonë me bojë para se t’u jepeshin fletët e votimit, duke anashkaluar kështu disa elementë garancie kyç kundër votimit të shumëfishtë” thuhet në raportin paraprak.

Mospërputhja e shifrave shton edhe më shumë hijet e dyshimit dhe forcon akuzat e PD se KQZ ka manipuluar numrin e pjesëmarrësve. Ja disa raste:

Rasti në Urën Vajgurore:

Duke iu referuar të dhënave nga vetë KQZ-ja, shihet se si kandidatja e Partisë Socialiste në bashkinë Ura Vajgurore është votuar nga 5900 votues, por është shpallur fituese me 7666 vota.

Rasti në Divjakë:

Sipas të dhënave nga KQZ, Fredi Kokoneshi ka fituar me 13513 vota, edhe pse pjesëmarrësit kanë qenë 1300 sipas tabelës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Rasti i Memaliajt:

Ndonëse Gjolekë Guci, i vetëm në kandidim dhe me fitoren në ‘xhep’, edhe në Bashkinë e Memaliajt ka patur mospërputhje shifrash dhe rezultatesh.

Guci ka fituar me 4206 vota dhe po sipas KQZ pjesëmarrësit kanë qenë 4150.

Rasti i Malësisë së Madhe

Kandidati i PS në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj rezulton fitues me 7772 vota ndërsa pjesëmarrësit sipas KQZ kanë qenë 7600.

 

Të fundit