Flash News

KRYESORE

Dyshja Rama-Veliaj/ Në tokën tonë ndërtojnë pallatin 10 katësh, tokën e qytetarit e shpallin ‘zonë të mbrojtur’ dhe i shembin shtëpinë

Dyshja Rama-Veliaj/ Në tokën tonë ndërtojnë pallatin 10

Familja Peti ndodhet sot në një situatë jo më të pazakontë në Shqipëri, ku fadromat e INUV dhe Policia e Shtetit kanë shkuar për t’i shembur shtëpinë. Kjo familje e ka ngritur në banesën në tokën e tyre, jo në tokën e dikujt tjetër dhe as në tokë shtetërore, por është e tyrja. E megjithatë, kjo nuk e ka penguar kryebashkiakun Erion Veliaj ta shpalli atë zonë të mbrojtur dhe të nxjerrë urdhrin për të prishur banesën ku jeton një familje.

Një prej djemve të familjes Peti ka hipur në çati dhe kërcënon me vetëvrasje. Ai dhe familjarët e tjerë nuk pranojnë të marrin një shtëpi me qira dhe shtëpia e tyre të shembet për të mbjellë disa pemë. Sepse ky është projekti i bashkisë. Ata kanë tokën, kanë shtëpinë, ndërsa propozimi i Veliajt është që të largohen nga prona e tyre dhe të jetojnë si qeraxhinjë. E gjitha kjo për të mbjellë disa pemë.

Por paradoksi thellohet edhe më shumë nëse hedhim vështrimin në të njëjtën zonë të mbrojtur nga Veliaj. Mbi digën e liqenit, paraardhësi i Veliajt, Edi Rama ka dhënë lejen për ndërtimin e një pallati 10 katësh. Sot, aty jetojnë disa nga zyrtarët më të lartë të vendit. Ajo tokë nuk i përkiste askujt dhe Rama e ngriti kullën në kundërshtim me çdo ligj. Nuk mund të ndërtohet mbi një digë, është e jashtëligjshme, por ish-kryebashkiaku e bëri.

Në të njëjtën zonë të mbrojtur, Rama ndërtoi pallatin 10 katësh, ndërsa Veliaj kërkon shembjen e një vile dy katëshe, e ndërtuar nga banorët në pronën e tyre. 

Të fundit