Flash News

KRYESORE

Dyshohej për coronavirus dy ditë pasi erdhi nga Italia, del përgjigja për gruan nga Lushnja

Dyshohej për coronavirus dy ditë pasi erdhi nga Italia, del

Gruaja nga Lushnja e cila u izolua dje në karantinë nisur nga simptomat që kishte shfaqur dy ditë pasi erdhi nga Italia, ka rezultuar e paprekur nga virusi Covid-19.

50-vjeçarja kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe kishte temperaturë të lartë, megjithatë për të eliminuar çdo dyshim edhe për faktin se vinte nga Padova e Italisë, shteti me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, gruaja i është nënshtruar një testi në Institutit të Shëndetit Publik dhe fatmirësisht ka rezultuar negative.

Deri tani në Shqipëri për fat të mirë nuk është shënuar asnjë rast me coronavirus, ndonëse janë testura sipas Ministrisë së Shëndetësisë mbi 53 raste të dyshuara.

Të fundit