Flash News

KRYESORE

Dyshohet për 20 protestues të shoqëruar, Prokuroria nis hetimet. Zv/drejtorja e Policisë drejt “Traumës”

Dyshohet për 20 protestues të shoqëruar, Prokuroria nis hetimet.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për protestën e zhvilluar sot përpara Kuvendit. Grupi i prokurorëve do të hetojë për goditjen nga efektivë të policisë.

Burimet mediatike raportojnë se janë rreth 20 persona që janë shoqëruar në komisariatet e Tiranës për shkak të pjesëmarrjes në protestën e organizuar nga banorët e “Unazës së Re”.

Policia e Shtetit nuk ka dalë ende me një komunikim zyrtar për ngjarjen, ndërkohë që nuk i është përgjigjur as interesit të gazetarëve për numrin e qytetarëve të ndaluar.

Ndërkohë, është konfirmuar se janë 13 policë të plagosur në protestë dhe që po marrin mjekim në spitalin e Traumës. Politiko.al mëson se drejt spitalit janë nisur Aida Hajnaj, zv/drejtore e Përgjithshëm e Policisë së Shtetit, si dhe Gjovalin Loka, drejtor për Sigurinë në Polici.

U plagos në protestë, kush është efektivja e policisë që humbi gishtat e dorës

Hallexhinjtë i vendosin përballë njëri-tjetrit; vajza që paguhet vetëm 50 mijë lekë humbet gishtat,  banorët e “Astirit” mbeten në rrugë

Të fundit