Flash News

KRYESORE

Dyshohet për fshehjen e dy milionë eurove pasuri, gjykata jep vendimin për Anika Taçin

Dyshohet për fshehjen e dy milionë eurove pasuri, gjykata jep vendimin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e detyrimit për paraqitje për Anika Taçin motrën e Rezart Taçit, ish-bosit shqiptar të naftës, bëjnë me dije burime për Opinion.

Anika Taçi dyshohet për fshehje të të ardhurave në shumën e dy milionë eurove. Ndonëse prokuroria kërkoi arrest me burg Taçin, gjykata e la me “detyrim paraqitje”. Ajo po hetohet nga prokuroria e Tiranës si e dyshuar edhe për pastrim parash. Vendimi është marrë para pak ditësh nga gjykata e Tiranës.

Kujtojmë që “Taçi Group” falimentoi në vitin 2013-të, kur Tatimet i bllokuan të gjithë rafinerinë. Shkak ishte gjendja e vështirë financiare, shkaktuar nga borxhet e shumta.

Taçi është larguar nga Shqipëria dhe për herë të fundit ka folur në Opinion në Janar 2018, ku në një lidhje telefonike deklaroi se ndaj tij nuk ka asnjë hetim për evazion fiskal.

Të fundit