Flash News

KRYESORE

Dyshohet se 6 shqiptarë kanë humbur jetën nga zjarret në Greqi, dy prej tyre janë fëmijë

Dyshohet se 6 shqiptarë kanë humbur jetën nga zjarret në

Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, mediat raportojnë se dyshohet për të paktën gjashtë shqiptarë që kanë humbur jetën nga zjarret në Greqi.

Situata në vendin fqinj paraqitet kaotike dhe për këtë arsye informacionet që vijnë prej andej shpesh herë rezultojnë kontradiktore. Gjithsesi, deri më tani raportohet se tre prej shqiptarëve që kanë humbur jetën janë punonjës të një restoranti, dy të tjerë janë fëmijë, ndërsa brenda automjetit të një shtetasi nga Tepelena është gjetur një viktimë.

Është ende herët që të bëhet i mundur identifikimi i viktimave dhe konfirmimi i numrit të saktë të shqiptarëve që kanë humbur jetën dhe janë plagosur në zjarret më të fuqishme në 10 vitet e fundit që kanë përfshirë Greqinë.

Ambasada e Shqipërisë ka vënë gjithashtu në dispozicion numrin e telefonit +306941658183, ku shqiptarët e prekur nga tragjedia mund të kërkojnë ndihmë.

Numri i përgjithshëm i viktimave raportohet se i ka kaluar 60, por situata mund të rëndohet sepse shumë persona rezultojnë të zhdukur. Rajoni i Atikës është më i godituri nga flakët, ndërkohë që pjesa më e madhe e shteteve të Europës kanë ofruar ndihmë për Athinën.

“Nëna të vdekura me fëmijët në krah”, “numri i viktimave mund të jetë me tre shifra”; dëshmitë rrënqethëse që vijnë nga Greqia

Të fundit