All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Dyshohet se biznesmeni në Shkodër u vra gabimisht, objektiv ishte një tjetër person; dëshmitë e familjarëve dhe dëshmitarëve në polici

Dyshohet se biznesmeni në Shkodër u vra gabimisht, objektiv ishte
All - Paragraf - 1

Biznesmeni 30 vjeçar Arian Ferracaku, i cili u vra ditën e djeshme në qytetit e Shkodrës dyshohet se është qëlluar gabimisht. rupi i hetimit dyshon se objektiv i sulmit mund të ketë qenë një tjetër person për shkak se Ferracaku nuk njihej si person problematik apo me precedent të mëparshëm.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë, pas krimit policia ka marrë në pyetje familjarët si dhe dëshmitarë të ngjarjes.

Familjarët kanë deklaruar në polici se nuk kanë konflikte me asnjë. Ndërsa dy personat që shoqëronin viktimën kanë dhënë shumë pak detaje mbi autorin. ata kanë deklaruar që sapo kanë dëgjuar të shtënat janë larguar me shpejtësi, duke shtuar se nuk arritën të identifikonin autorin e sulmit.

Policia ka shoqëruar 20 persona të cilët janë marrë në pyetje por nuk ka ende asnjë të dyshuar.

Arian Ferracaku, pronar i disa bizneseve në Shkodër, u vra pasditen e së shtunës në periferi të qytetit. Ai ka qenë duke shëtitur me kalë, në kohën kur u qëllua për vdekje.

 

 

Të fundit