Flash News

KRYESORE

Dyshohet se hodhën spraj me gaz në shkollë, procedohen dy gjimnazistë në Fier

Dyshohet se hodhën spraj me gaz në shkollë, procedohen dy

Policia e Fierit ka proceduar dy nxënës të shkollës së mesme ‘Janaq Kilica’ në Fier, pas situatës kaotike që u shkaktua paraditen e djeshme.

Për pasojë, mbi 40 nxënës të shkollës përfunduan njëri pas tjetrit në urgjencën e spitalit, pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen.

Policia ka proceduar pas ngjarjes dy nxënës, pasi dyshohet se kanë përdorur spraj me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë Fier, zbardhën ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku si pasojë e përdorimit të një sprajti me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës, disa nxënës shfaqën shqetësime me frymëmarrjen dhe pasi morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Fier, u larguan për në banesë.

Në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Ndotja e ajrit" dhe "Prishja e qetësisë publike"”, njofton policia.

Të fundit