Flash News

KRYESORE

Dyshohet se ishte i dehur, aksidentohet prefekti i Korçës dhe kërcënon me burg punonjësit

Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari është përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm. Automjeti me të cilin udhëtonte Spirollari është përplasur me një automjet tjetër dhe paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë moti i keq dhe ngricat në rrugë.

Por ‘Ora News’ raporton edhe për një incident të prefektit me drejtuesit e tjerë të automjeteve dhe punonjësve të mirëmbatjes së rrugës. Dhori Spirollari, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka akuzuar drejtuesit e tjerë se ata ishin fajtorë për aksidentin, ndërkohë që punonjësit i ka kërcënuar me burg për mos-pastrimin e rrugës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Temperaturat e ulëta, ARRSH jep informacion për rrugët ku duhet patur kujdes

Të fundit