Flash News

KRYESORE

Dyshohet se mbeti i vrarë pas grabitjes në Rinas, shoqërohet në polici gruaja e Admir Muratajt

Dyshohet se mbeti i vrarë pas grabitjes në Rinas, shoqërohet

Ndërsa deri tani policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se viktima që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit me armë me policinë, pas grabitjes në pistën e aeroportit të Rinasit është Admir Murataj, që prej pasdites së djeshme është shoqëruar në komisariat bashkëshortja e tij.

Ajo vijon të mbahet në ambientet e brendshme të komisariatit dhe po jep shpjegime lidhur me të shoqin, një ndër personat e shumëkërkuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi, i njohur edhe si kreu i grupit kriminal.

Ishin mediat greke ata që nxorën fillimisht lajmin se viktima mund të jetë Admir Murataj, nisur edhe nga të dhënat identifikuese që kanë patur nga ngjarje të tjera kriminale ku Murataj ka qenë i përfshirë. Kjo për faktin se ai ishte i shpallur në kërkim, që pasi u arratis bashkë me 10 shqiptarë të tjerë nga burgu i Trikallas në 2013-ën.

Megjithatë, policia pritet të dalë në një deklaratë për shtyp pak orë më vonë, ndërsa rezultati i ADN do të saktësojë nëse kemi të bëjmë me të njëjtin person të dyshuar, që mbeti viktimë pas grabitjes.

Burime nga policia sqarojnë se identifikimi i tij është i vështirë, për shkak të plagëve në kokë, megjithatë konfirmohet se ka ngjashmëri fizike dhe përkon me shenjat e gishtave.

Të fundit