Flash News

KRYESORE

Dyshohet se përdori të miturën si skllave seksi, nën hetim nga FBI këngëtari

Dyshohet se përdori të miturën si skllave seksi, nën hetim

R.Kelly dyshohet se po përdor një të mitur si skllave seksi, ndaj kanë nisur hetimet ndaj këngëtarit.

Sipas TMZ, FBI po shqyrton pretendimet se këngëtari transportoi një të mitur nëpërmjet linjave shtetërore për qëllime seksuale.

Por nëse vërtetohen dyshimet, R&B mund të përballet me deri në 10 vjet burg.

Pretendohet se një nga viktimat e Kelly, Azriel Clary 17-vjeçe, udhëtoi nga Palm Springs në Phoenix, Orlando në maj të vitit 2015. Familja e saj thotë se fluturimet u rregulluan nga asistentja e Kelly.

Ato nuk kanë dëgjuar për Clary që nga viti 2016 dhe besojnë se mund të jetë bërë një skllave seksi e këngëtarit.

FBI ka kontaktuar dhe familjen e Jocelyn Savage, një tjetër skllave e dyshuar seksi e Kelly.

Ndërsa Avokati i Kelly, mohoi se këngëtari ka shkelur ligjin dhe shtoi se nuk ishte në dijeni për ndonjë hetim.

Të fundit