Flash News

KRYESORE

Dyshohet se trafikoi organe në Kosovë, Gjykata e Qipros merr vendim për izraelitin

Dyshohet se trafikoi organe në Kosovë, Gjykata e Qipros merr vendim

Gjykata e Larnakas në Qipro ka lënë të lirë izraelitin Moshe Harel, i cili u arrestua në Larnaka sipas një fletarresti ndërkombëtar pasi ai dyshohej për trafikim të organeve në Rusi dhe Kosovë.

Moshe Harel, i cili ishte arrestuar në aeroportin e Larnakës më 28 dhjetor të vitit 2017, qëndroi në paraburgim prej më shumë se dy vitesh.

Ai akuzohej për kërkimin e njerëzve që kanë nevojë për transplantim të veshkave dhe joshjen e donatorëve nga Turqia dhe ish-republikat e Bashkimit Sovjetik për të kryer transplantim në Kosovë.

Aktakuza për këtë rast ishte ngritur me 10 Qershor 2011, nga prokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel. Ajo e ngarkonte izraelitin Moshe Harel me akuza për trafikim të njerëzve dhe krim të organizuar.

Gjykata e Larnakas, muajin e kaluar ka refuzuar kërkesën e Rusisë për ekstradim.

Të fundit