Flash News

KRYESORE

Dyshohet se vrau gjyshen e tij, gjykata lë në qeli 21 vjeçarin nga Durrësi

Dyshohet se vrau gjyshen e tij, gjykata lë në qeli 21 vjeçarin

Redmon Gruda, 21 vjeçari që akuzohet se ka vrarë gjyshen e tij dy ditë më parë, do të qëndrojë në qeli. Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 21 vjeçarin.

Ai u arrestua pasi dyshohet se ka goditur me thikë në kokë gjyshen, pas konfliktit verbal që kishte patur me të.

Akuza që rëndon mbi Grudën është ajo e “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, vepër penale që dënohet me burgim jo më pak se njëzet vite, ose me burgim të përjetshëm.

Të fundit