Flash News

KRYESORE

Dyshohet si garant i grupit Habilaj, ish-shefi i policisë kërkesë nga arratia: Të zgjaten hetimet

Dyshohet si garant i grupit Habilaj, ish-shefi i policisë kërkesë

Gati një vit në arrati, ish shefi i policisë Vlorë ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, përmes avokatit të tij, për zgjatjen e hetimeve me tre muaj të tjerë. Jaeld Çela dyshohet si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës.

I kontaktuar me telefon nga “BalkanWeb”, avokati i Jaeld Çelës, Petrit Ismaili thotë se ka kundërshtuar zgjatjen e hetimeve nga ana e prokurorisë.

“Kërkojmë mbylljen e çështjes, pasi nga materialet e vëna në dispozicion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk ka asnjë provë që implikon klientin tim”.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës pritet të mbahet në datën 21 shtator.

Kjo nuk është hera e parë që Çela ankohet për zgjatjen e afatit të hetimit. Ai bëri të njëjtën kërkesë nga arratia në mars të këtij viti, kur hasi në refuzimiun e gjykatës.

Të fundit