All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

E akuzoi për vrasjen e bashkëshortit, flet Vjollca Arapi: Vdekjen e Jurgenit e dëgjova në media; nuk kemi lidhje me ngjarjen

E akuzoi për vrasjen e bashkëshortit, flet Vjollca Arapi: Vdekjen e
All - Paragraf - 1

Vjollca Arapi e akuzoi në vitin 2017-të Jurgen Kurtin për vrasjen e bashkëshortit të saj, Agim Arapi. Ngjarja ndodhi në qytetin e Durrësit, kur Kujtim dhe Konstandin Ekonomi së bashku me Kurtin, rrahën për vdekje Agimin brenda dyqanit të tij.

All - Paragraf - 3

Në një reagim për ‘BalkanWeb’, bashkëshortja Vjollca thotë se familja e saj nuk ka lidhje me vrasjen e 26 vjeçarit, mbrëmjen e djeshme. Ajo shpreh keqardhje për nënën e Jurgenit, por thekson se për vdekjen e bashkëshortit të saj ka kërkuar drejtësi dhe jo vrasjen e të riut.

“E dëgjova në media për vrasjen. Më erdhi keq se ishte djalë i ri. Keqardhje për nënën e tij që i iku djali dhe i them nënës se tij se unë s’kam lidhje me atë ngjarje. Unë kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij. Prokuroria e Tiranës erdhi dje në banesën time bëri kontroll. Më morën ne pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe tre fëmijët e mi jetojnë ne Itali. Drejtësia nuk u vu në vend për bashkëshortin tim sepse u ble me para”, është shprehur ndër të tjera Vjollca Arapi.

Për vrasjen e Agim Arapit, Gjykata dënoi me pesë vite burg Kujtim Ekonomin, ndërsa Kostandin Ekonomi dhe Jurgen Kurti u shpallën të pafajshëm, ndonëse pamjet filmike tregonin rolin e tyre aktiv në ngjarje.

Të fundit