Flash News

KRYESORE

E akuzuan për abuzim me paratë e shtetit, Pacolli u tregon “alternativën” kritikëve

E akuzuan për abuzim me paratë e shtetit, Pacolli u tregon

Behgjet Pacolli këto ditë po pushon në bregdetin shqiptar. Dje ai u pa në shoqërinë e presidentit Hashim Thaçi në jahtin e tij luksoz.

Fotot në shoqërinë e presidentit, Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli i publikoi në Facebook. Kjo ngjalli reagimin e shumë qytetarëve të cilët shprehën frikën e abuzimit të parasë publike.

Po nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryetari i AKR-së u është përgjigjur komentuesve duke u treguar se ka një alternativë për ata që nuk duan ta ndjekin, që të mos i lexojnë.

“Postimet e mia në Fb tim janë të dedikuara ekskluzivisht për miqtë e mi. Ata që nuk i duan, nuk janë të detyruar t'i lexojnë ato. Disa komentues kanë frikë se mos po abuzohët më buxhetin e shtetit! Nga unë kurrë mos keni frikë për këtë çështje, unë jetoj nga rezultatet e punës sime të gjatë dhe të mundimshme! Faleminderit!”, shkruan Pacolli.

Të fundit