Flash News

KRYESORE

E akuzuan për veprime raciste, Bebe Rexha shpjegon gjithçka

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, bashkë me miqtë e saj  më të ngusht ka organizuar një festë të madhe në pritje të "Halloween-it".

Por në një foto të postuar në "Instagram",  një nga miqtë e saj kishte zgjedhur të vishej me një veshje meksikane gjë që ka bërë që ndjekësit e saj ta konsiderojnë  këtë veshje si fyerje raciste kundër meksikanëve.

Pas gjithë kësaj zhurme, ka ardhur edhe reagimi i këngëtares e cila ka folur në një intervistë ekskluzive për "TMZ", ku shpjegoi gjithçka.

Ajo tha se miku i saj ishte me origjinë nga Meksika dhe veshjen e ka zgjedhur me krenari të plotë.

“Ndjekësit e mi nuk e dinin se ai ishte meksikan dhe prandaj kanë reaguar në atë mënyrë. Por aman lëreni të bëjë çfarë dëshiron sepse ai është mjaft krenar dhe i lumtur që ka origjinë meksikane”, tha Bebe në intervistë.

Të fundit