Flash News

KRYESORE

E akuzuan se shiti votën, këshilltarja zyrtarizon largimin nga LSI: Vota ime do të jetë për PS

E akuzuan se shiti votën, këshilltarja zyrtarizon largimin nga LSI:

Këshilltarja e LSI, Genta Mezini ka reaguar pas akuzave se shiti votën duke duke votuar pro rritjes së çmimit të ujit një ditë më parë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Mezini shkruan se është larguar zyrtarisht nga LSI dhe se vota e saj do të jetë për PS.

"Duke u nisur nga akuzat e dëshpëruara te LSI per blerjen e votes sime, dhe duke qene se une zgjedh progresin dhe jo regresin, zgjedh zhvillimin dhe jo prapambetjen, zgjedh shendetin dhe jo semundjen, e shoh se nuk mund te jem me pjese e formatit politik te LSI. Qe nga ky moment , vota ime do te jete pjese e grupit politik te Partisë Socialiste" shkruan Mezini.

Reagimi i Mezinit:

Falenderoj te gjithe qytetaret e njesise 10 te cilet me voten e tyre ne vitin 2015, me dhane mundesine te jem pjese e Keshillit Bashkiak te Tiranes. Falenderoj te gjithe dashamiresit dhe ata qe me kane pergezuar per aktin e djeshem, ku une votova bindshem, krejt e lire dhe e pavarur prej imponimit politik, votova per nje projekt kaq ambicioz, qe lidhet me furnizmin me uje te kryeqytetit per 24 ore. Jo vetem si qytetare e Tiranes, por edhe si mjeke ne profesioñ, une jam e bindur qe rindertimi sipas standarteve te larta bashkekohore te rrjetit te ujesjellesit, do te minimizoje ndjeshem edhe semundjet infektive qe vijne si pasoje e kontaminimit te ujit neper depozita dhe cisterna krejt te amortizuara, sic jane parazitet e ndryshem, viruset etj. Persa i perket deklaratave te bera nga LSI per blerjen e votes sime, apo manipulimin e votes sime perkundrejt pazareve qe vetem nje deshperim i thelle mund ta sajoje, ju bej me dijeni qe asgje nuk eshte e vertete. Une premtoj qe voten time, ne keshillin bashkiak te Tiranes do ta përdor vetëm ne te mire te interesave te komunitetit. Jam e nderuar qe me jepet mundesia te kontribuoj perkrah kryetarit te Bashkise z. Erion Veliaj dhe do bej te pamunduren qe te jap gjithe mundesite e mia ne sherbim te qytetareve. Duke u nisur nga akuzat e dëshpëruara te LSI per blerjen e votes sime, dhe duke qene se une zgjedh progresin dhe jo regresin, zgjedh zhvillimin dhe jo prapambetjen, zgjedh shendetin dhe jo semundjen, e shoh se nuk mund te jem me pjese e formatit politik te LSI. Qe nga ky moment , vota ime do te jete pjese e grupit politik te Partisë Socialiste.

Të fundit