Flash News

KRYESORE

E akuzuan se shiti votën, reagon ashpër Agim Kraja: Distancohem nga LSI, do t’i padis

E akuzuan se shiti votën, reagon ashpër Agim Kraja: Distancohem nga

Pas akuzave se shiti votën dhe votoi pro rritjes së çmimit të ujit, reagon këshilltari i LSI, Agim Kraja.

Përmes një statusi në “Facebook” Kraja bën me dije distancimin nga deklarata e një dite më parë e kolegëve të tij të LSI teksa shton se bojkoti nuk i shërben askujt.

"Deklaratat për gjoja korruptim janë pa kuptim dhe pa asnjë bazë dhe do jetë objekt i një padie penale për shpifje në gjykatën e Tiranës" shkruan Kraja.

Reagimi i plotë:

Distancohem nga deklarata e kolegëve që bojkotuan dje mbledhjen. Bojkoti nuk i shërben qëllimit tonë për t’i shërbyer Tiranës. Deklaratat për gjoja korruptim janë pa kuptim dhe pa asnjë bazë dhe do jetë objekt i një padie penale për shpifje në gjykatën e Tiranës. Në këto kushte distancohem nga LSI i bindur që do e kuptojnë që bojkoti i këshillit nuk çon asgjëkund. Respekt për bashkëpunimin në këto vite me çdo drejtues dhe anëtar të kësaj partie. Do vazhdoj kontributin tim në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe në politikë gjithmonë në interes të qytetarëve larg interesave partiake.

 

Të fundit