Flash News

KRYESORE

“E ardhmja këtu është si askund tjetër!”, Kryemadhi poston foton me çiftin Haradinaj, ish-kryeministri një mesazh direkt BE-së

“E ardhmja këtu është si askund tjetër!”,

“Rastësia është mbreti i botës”, thotë një shprehje. Dhe në këtë rast, ka qenë rastësia ajo që ka bërë bashkë Monika Kryemadhin me çiftin Haradinaj, gjatë kohës që ajo ndodhet me angazhimet e saj në kampin e LRI-së në Jalë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ teksa ka nxjerrë dhe një foto me çiftin, Kryemadhi tregon se ka zhvilluar një bisedë miqësore me Haradinajn për përvojën e kampit rinor të LRI-së.  Kryetarja e LSI-së, tregon po ashtu ka zbuluar pjesë nga biseda dhe synimet politike të nxjerra nga diskutimet këtë vit në kampin e Jalës.

"Me Anitën përqafuar, ndërsa me Ramushin gati për një bisedë miqësore për ti treguar përvojën e sivjetshme nga kampi rinor i LRI-së në Jalë. Surprizën e bukur që zbulova gjatë ditëve të kampit me të rinjtë që e kanë vendosur të punojnë dhe të jetojnë në një Shqipëri evropiane, pa qenë të detyruar të largohen se dikush iu shkatërron ëndrrat, dua ta ndaj me të gjithë.

Nuk mund ti shpëtonin bisedës me Kryetarin e AAK diskutimet mbi zhvillimet në Shqipëri, Kosovë e rajon, dhe mbi rëndësinë që ka për suksesin në sfidat e përbashkëta të së ardhmes krijimi i një lidhje më të fortë mes brezit të ri. Trojet tona janë të bekuara nga Zoti me bukuri mahnitëse dhe njerëz me karakter të fortë e tradita. Me besim dhe dashuri e ardhmja këtu është si askund tjetër", shkruan Kryemadhi.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në postimin e Kryemadhit ka qenë mesazhi i Ramush Haradinajt. Në bluzën me flamurin e Kosovës që kishte veshur ai kishte një mesazh për BE-në për të liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës, që ende nuk mund të lëvizin të lirë.

Të fundit