Flash News

KRYESORE

"E ashpër me gazetarët, e lehtë për padronët e drogës", eurodeputeti 'shuplakë' qeverisë Rama: Kanabisi shqiptar vazhdon të plagosë Evropën

Eurodeputeti David Lega ka kritikuar qeverinë shqiptare për ushtrimin e presionit ndaj mediave, ndërsa është treguar e butë, sipas tij, në luftën kundër narkotikëve.

"Udhëheqja shqiptare ka prirje të jetë e ashpër për gazetarët dhe e lehtë për padronët e drogës, ndërsa padyshim që duhet të jetë anasjelltas," deklaroi Lega, raportuesi i Partisë Popullore Evropiane për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, duke folur në seancën e së hënës të Komitetit të Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Lega vuri në dukje se kanabisi shqiptar "vazhdon të plagosë Evropën" dhe pritet të rritet. Ai kujtoi se lufta kundër kultivimit të drogës është një nga kushtet që Shqipëria të ulet në bisedimet e pranimit me BE.

Lega ishte po aq e ashpër për insistimin e qeverisë shqiptare për të miratuar ligjin e diskutueshëm për të censuruar median online, “paketa Anti-shpifje”.

"Paketa e propozuar kundër shpifjes është një turp, është antikushtetues, i paligjshëm dhe shkel qartë parimet themelore demokratike të sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut," deklaroi ai. Eurodeputeti paralajmëroi se miratimi i kësaj pakete do të rrezikojë pranimin e Shqipërisë në BE.

Lega i kërkoi qeverisë të bëjë gjithçka për të mbrojtur lirinë e shtypit dhe të marrë masa urgjente për shpërndarjen e rrjeteve të krimit të organizuar në vend.

Të fundit