Flash News

KRYESORE

E bënë të lidhur me regjisorin e njohur, reagon e revoltuar Tuba Buyukustun

Aktorja e njohur turke Tuba Buyukustun,  ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave për jetën e saj private.

Vetëm disa kohë më parë Tuba i dha fund lidhjes 3-vjeçare me producentin Umut Evirgen dhe shkak i ndarjes, në media u tha se ishte xhelozia.

E ndërsa dje, mediat turke shkruanin se Tuba, e njohur si “Syhan” nga seriali “Xhesuri dhe e bukura”, ka rigjetur dashurinë. Sipas këtyre mediave aktorja është lidhur me regjisorin e njohur Cevdet Mercan.

Madje dyshja ishin parë së bashku të kapur për dore. Për shkak të këtyre lajmeve, Tuba ka reaguar e revoltuar ndaj mediave.

“Jeni çmendur! Nuk dini ku të sulmoni! E keni kaq të lehtë të luani me njerëzit! A keni ndërgjegje ju…sepse nëse ju ka mbetur ndopak ndërgjegje atëherë jeni njerëz”- ka shkruar në rrjete sociale, duke mohuar kështu lajmet për lidhjen me regjisorin.

Të fundit