Flash News

KRYESORE

E bënë të vdekur, reagon gazetarja Aida Shtino: Sërish një ditë e re sot!

Në mediat sociale qarkulluan informacione të rreme, se gazetarja Aida Shtino ka ndërruar jetë. Për pasojë u shqetësuan familjarët dhe djali i prezantueses, i cili jeton jashtë Shëqipërisë.

Gazetarja, të cilën të gjithë e njohin si ndërmjetësja që gjente “Njerëzit e humbur”, ka reaguar në Instagram, duke përcjellë mesazhin se është shëndoshë e mirë.

“Sërish një ditë e re sot…zgjohemi ashtu si lulet, shikojmë qiellin dhe buzëqeshim të mbushur me shpresë. Ditë të mbarë!”, shkruan Shtino.

Kujtojmë që në fakt në disa media por dhe në rrjetet sociale, më herët kanë qarkulluar lajme të rreme se persona publikë kanë ndërruar jetë.

 

 

Të fundit