Flash News

KRYESORE

E bëri 'çift', Bleona Qereti reagon ashpër ndaj aktorit shqiptar: Mjekër cjapi!

Bleona Qereti duket se është mërzitur me komentet që u bënë për të në emisionin “Shiko kush luan”. Teksa aktori Gent Hazizi merrte në intervistë Armand Pezën, këtij të fundit i është kërkuar të bënte çift të supozuar Bleona Qeretin me një këngëtar shqiptar.

Peza ka zgjedhur Flor Mumajesin, dhe Genti e ka konfirmuar këtë “lidhje”, duke thënë “shkojnë, shkojnë”. Ky koment duket se e ka mërzitur këngëtaren e cila ka kërkuar informacione për aktorin. Pasi ka pyetur se kush është Gent Hazizi, Bleona i ka dedikuar një status në Instastory.

"Pyeta 100 gazetarë në Shqipëri se si e kishte emrin ky mjekër cjapi…nuk e dinte njeri. Më thanë që është një biçim aktrori, por që sigurisht nuk është aq i talentuar sa duket dhe tani punon si moderator. E kuptoj frustrimin tënd prej dështaku. Për një artist ose më saktë, një njeri që ka ëndërr të jetë artist duhet të jetë i tmerrshëm fakti që të jesh kaq vjet në shoëbiz dhe të mos e dinë emrin as gazetarët e jo me publiku”,- shkruan Bleona.

Të fundit