Flash News

KRYESORE

‘E bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe tani thotë do largohem’/ Rama sulmon Zhejin dhe Markun: U shthuret goja e s’dinë ç’flasin

‘E bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe tani

Kryeministri Edi Rama duke folur nga foltorja e kuvendit për paketën anti-shpifje tha se lajmet e rreme dëmtojnë njerëz dhe shkatërrojnë biznese.

Më tej ai përmendi një debat të pedagogut Mark Marku dhe një deklaratë të gazetarit Artur Zheji për të cilët tha se vjellin vrer me fjalën e tyre, por gjithesi ligji nuk i vendos para autoriteteve por krijon transparencë për publikun.

 “E kam për 10-ra sipërmarrës, kur u thonë se frutat janë me hormone, se specat sjellin deformime për bebet në barkun e nënave.

Ndërkohë që një lajm i tillë u shkatërron biznesin. E deri kur të mbarojë gjyqi biznesi i tyre mund të ketë falimentuar. Por le të kthehemi te përmbajtja.

Unë kam pasur bashkëpunim edhe me ata të BE dhe u kam thënë ju nuk e keni lexuar ligjin për të cilin flisni.

Si organizata e Mero Bazes, nuk shohin kush është organizata, por ngrihen për të mbrojtur lirinë. Organizata false si profilet në Facebook.

Edhe flet për burgjet që janë mbushur me gazetarë. Të censuruarit ketu janë ata që kanë të drejtë.

Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të miniistrit e tani thotë do largohem nga Shqipëria kur të dalë ky ligj. Po se çfarë është kjo? Kjo nuk është për mua.

Një tjetër hero është Mark Marku, unë si ndjek bisedat e tyre por pashë një reflektim në portalet e lirisë. Ai i tha deputetit socialist ta fus me shishe në kokë. Nuk është ligji që të ndëshkojë Mark Markun se ju shthurr goja. Është tjetër gjë. Për të garantuar që publiku të mësojë më shumë për ato që thuhen”, tha Rama.

Të fundit