Flash News

KRYESORE

E bija ka ditëlindjen, urimi i Elisa Spiropalit për Naltën: Grimcë më e madhe se bota, më e dhimbsur se jeta

Nalta, vajza e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali sot ka ditëlindjen.

Ajo feston 4-vjetorin e lindjes, ndërsa nëna e saj i ka dedikuar një urim enkas për të në rrjetet sociale, shoqëruar me një foto teksa pozojnë buzë detit.

Dedikimi:

Nalta,

Sot je 4 vjeçe. Tashmë ke filluar të vishesh vet. Kur flet, më nuk belbëzon. Kur këndon, nuk stonon. Kur reciton, rrallë gabon. T'a uroj këtë ditëlindje ty bija ime që m'u shfaqe në ekran në ekon e parë, grimcë më e madhe se bota, më e dhimbsur se jeta, më e dashur se gjithçka.

Të fundit