Flash News

KRYESORE

E bija s’mundi të mposhte sëmundjen, Ledri Vula surprizon stilisten nga Kosova

Historia prekëse e Rebekës, Xheraldinës dhe Deborës përloti të gjithë mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur”. Përfshirë dhe reperin e njohur dhe shumë të dashur Ledri Vula.

Rebeja nga Kosova humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

E motra, Debora kishte ftuar mamanë e saj, stilisten e njohur Xheraldina, për t’i kërkuar asaj që të mos hiqte dorë nga jeta. Arbana rrëfeu historinë e Rebekës dhe tregoi se Xheraldina si një nënë e fortë nuk ishte dorëzuar përballë çdo vështirësie që jeta i kishte vendosur përpara.

Prekëse ishte dhe letra e Deborës e shkruar për të ëmën. Në letër shkruhej se prej kohësh familjes i mungonte dikush, Rebeka e cila nuk ia kishte dale që t’i mbijetonte sëmundjes.

Debora i kërkoi Xheraldinës që të jetonte për Rebekën, për të dhe për veten dhe i premtoi se sëbashku do t’ia dilnin mbanë. “Nënë fshiji lotët, mos qaj dhe pse nuk e kemi Rebekën ne duhet të jemi të forta”, – ishin këto fjalët me të cilat Debora iu drejtua nënës së saj, fjalë të cilat përlotën Xheraldinën dhe publikun që ndodhej në studio.

Për ta mbështetur Deborën në mesazhin e saj, Arbana kishte ftuar artistin që i kishte mbështetur në rrugëtimin e tyre, Ledri Vulën. Ledri nuk mundi t'i mbante lotët, teksa përqafoi disa herë zonjën Xheraldina.

 

Të fundit