Flash News

KRYESORE

E bija sot në provimin e parë të maturës, ish-deputetja e PD: I pret një vend i pasigurt, vlerat civile dhe politike janë relativizuar  

E bija sot në provimin e parë të maturës, ish-deputetja e

Nxënësit e shkollave të mesme do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të maturës.

Ish-deputetja e PD në qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj përpos urimeve që u bën maturantëve, përfshirë edhe të bijën, reagon përmes një statusi në rrjetet sociale se pas kësaj faze të re, të rinjtë i pret një vend i pasigurt.

“Maturantet e Vlorës dhe mbare Shqipërisë sot kane provimin e pare. Ata po hyjne ne nje faze te re pas se cilës i pret Universiteti ose rrugët e shumta te jetes.

Urime dhe suksese te gjithëve!

I pret nje vend i pasigurt, ku vlerat civile dhe politike jane relativizuar; jo pak njerez, edhe ne sferat e larta, per interesa te veta, nuk e ndajnë te miren nga e keqja.

Nuk dua ta mbush me politike këtë status, i cili u kushtohet atyre dhe sime bije, Andias, gjithashtu maturante, por shpresoj se provimet e jetes qe i presin perpara, te shumta, t'i përballojnë si njerëz dhe me dashuri per vendin dhe te te verteten!

Rruge te mbare Andias dhe bashkëmoshatarëve te saj!”, shkruan deputetja.

Të fundit