Flash News

KRYESORE

E braktisi në maternitet se e donte djalë, ish-banorja e Big Brother tregon për babanë e saj

E braktisi në maternitet se e donte djalë, ish-banorja e Big Brother

Një ndër banoret më të diskutuara të Big Brother edhe pas daljes nga shtëpia, është Xhensila Peraj. E ftuar në "You&Me", Xhensila ka rrëfyer një sekret, të cilin më parë nuk e kishte ndarë me publikun.

Ajo ka thënë se babai i saj e kishte braktisur bashkë me të ëmën pasi ai donte që të lindte djalë.

“Nëse nuk e dini, babi më ka lënë tre ditë në maternitet kur kam lindur, sepse donte djalë. Pastaj për të shlyer gabimin, në një qytet të vogël si Pogradeci, mori taksi që të vinte të merrte mamin”, rrëfeu Xhensila me nota humori në “NRG Radio”.

Të fundit