Flash News

KRYESORE

E bujshme: Barcelona gjen trajner të ri, një argjentinas i panjohur për kampionët

Ernesto Valverde është një hap largimit nga Barcelona, pasi skuadra nuk po luan mirë, ndërsa në sezonin e kaluar i ikën nga duart Champions League dhe Kupa e Mbretit. Katalanasit kanë nisur të mendojnë për emrin e ri dhe një lajm i bujshëm është publikuar nga mediet spanjolle.

Marcelo Gallardo është emri i ri që përflitet. Një kandidaturë e panjohur për Europën, pasi nuk ka drejtuar kurrë në kontinentin e vjetër, ndërsa e ka shënuar emrin e tij me gërma të arta me River Plate. Ai është tekniku më i suksesshëm i historisë së këtij klubit.

Argjentinasi prej pesë vitesh drejton River Plate, ndërsa më parë ka qenë në drejtim edhe të Nacional Montevideo. Emri i tij pëlqehet dhe nga Lionel Messi dhe fakti që është argjentinas mund të ndikojë në afrimin e tij në Spanjë.

Të fundit