Flash News

KRYESORE

E BUJSHME: Kujdes FSHF, Reja po ikën në klubin e njohur italian!

E BUJSHME: Kujdes FSHF, Reja po ikën në klubin e njohur italian!

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka rënë parimisht dakord me kombëtaren tonë për të zgjatur kontratën, por ende nuk ka një firmë në kontratë. Kjo do të thotë se Reja mund të firmosë si teknik i lirë me çdo klub tjetër.

Napoli po vuan shumë nëndrejtimin e Carlo Ancelottit dhe dy ndeshjet e ardhshme ndaj Udineses dhe Genk-ut vendosin fatet e teknikut aktual. Reja, rastësisht, ashtu si në humbjen e Shqipërisë ndaj Italisë në Shkodër, do të jetë në stadium në sfidën ndaj Udineses.

Tekniku veteran do të jetë dhe të martën kur do t'i dorëzojë një çmim Marek Hamsik-ut në ndeshjen e Champions Leagues. Presidenti Aurelio De Laurentiis po tenton të rikthejë teknikun deri në fund të kampionatit, jo më shumë, duke parë dhe moshën e tij.

 

Të fundit