Flash News

KRYESORE

E BUJSHME: Mustafi ndryshon ekip, rikthehet në Serie A

Shkodran Mustafi mund të ndryshojë ekip në merkaton e janarit. Ai nuk është aspak i lumtur te Arsenali, pasi nuk ka mbështetjen e klubit e as të tifozëve. Përformancat e tij në fushë nuk janë të rregullta dhe mund të dëshirojë largimin.

Trajneri Sinisa Mihajlovic ka nisur ofensivën për të bindur mbrojtësin shqiptar. Serbi beson se Mustafi i ka të gjitha cilësitë e duhura për të bërë mirë në mbrojtje. Eksperienca e kampionit të botës mund të rrisë cilësinë në skuadër.

Operacioni nuk do të ishte një blerje përfundimtare në janar, por Mustafi do të vinte si i huazuar me të drejtën për t'u blerë nga klubi italian. Ish-lojtari i Sampdorias do të kthehej pas gjashtë vitesh në kampionatin italian të futbollit.

Të fundit