Flash News

KRYESORE

E BUJSHME: Rrahmani pranë klubit të madh italian, firma pritet sot

E BUJSHME: Rrahmani pranë klubit të madh italian, firma pritet sot

Mbrojtesi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka zhvilluar një gjysmësezoni mjaft të mirë në Serie A. Ai po luan si titullar te Hellas Verona dhe deri tani ka bërë mjaft mirë. Kosovari ka formuar një dyshe shumë stabile me mbrojtësin tjetër shqiptar Marash Kumbulla.

Napoli ka shfaqur interes të madh për lojtarin. Trajneri Gennaro Gattuso e pëlqen jo pak, ndërsa mediet italiane shkojnë dhe më tej duke deklaruar se futbollisti do të kryejë sot vizitat mjekësore për klubin italian.

Një lajm i madh dhe sigurisht një hap i madh në karrierën e Rrahmanit. Shqiptari mund të luftojë për një vend titullari, ndërsa kalimi i tij te Napoli ndodh me rritje rroge dhe më shumë përfitime në karrierën e tij.

Të fundit