Flash News

KRYESORE

E cilësoi ‘personazhi më i frikshëm për ‘Halloween’, sot moderatorja e njohur në krah Renato Mekollit: Kjo punë s’është shitje por**ësh

Pak ditë pasi e thumboi, duke e cilësuar shefin e njohur të kuzhinës si personazhi më i frikshëm për Halloween, moderatorja Fatma Haxhialiu i del në krah  Renato Mekollit.

Në një postim në rrjetet sociale, Fatma argumenton se pasi ka parë serinë e ‘Hell's Kitchen’, sipas saj Renato nuk ka faj që acarohet me konkurrentët.

Sipas saj, kuzhinierët e rinj gatuajnë perimet e palara, duke e cilësuar punën e tyre të patolerueshme në raport me sjelljen ‘agresive’ të shef Renatos.

Reagimi:

Se tani po e shoh Hell's Kitchen!

Dhe ju acaroheni me Renaton? Po keta hedhin perime palare ne tenxhere, njeri selinone me dhè dhe xhinxher pa qeruar.

Nga nje ane ankoheni se helmoheni neper lokale nga shefa te papergjegjshem, nga ana tjeter beni histeriket se Renato ben punen.

Ore pak ben Renato, se kulturen dhe ndergjegjen e punes ky milet nuk e ka dhe vetem duke ju ndenjur cekan mbi koke gdhendet.

Dhe jo, nuk marrin vesh urte e bute. Neser do kene ne duar jete njerezish, le ta kuptojne qe kjo pune nuk eshte hobi, as shitje pordhesh, as trend,eshte pergjegjesi dhe e madhe shume madje ndaj duhet kaluar Ferri para se te shijojne Parajsen!!!

Të fundit