Flash News

KRYESORE

E cilësuar si "Brazili i Ballkanit", Kosova në vëmendjen e ndërkombëtarëve

E cilësuar si "Brazili i Ballkanit", Kosova në

Rritja graduale dhe rezultatet e mira të përfaqësueses së Kosovës në futboll vazhdojnë ta përfrocojnë akoma më shumë termin e mediave ndërkombëtare "Brazili i Ballkanit", për ekipin verdheblu.

Kosova ishte fokusi i një specialeje në rrjetin amerikan të sportit “ESPN”, një rrëfim i gjatë sesi skuadra e vendit ballkanik po bëhet autore e një ngjitjeje për t’u shënuar.

Ata shkruajnë se Kosova mund të jetë surprizë në grupin kualifikues të Anglisë, për EURO 2020.

Nën drejtimin e Challandes, Kosova  shënoi 15 gola në 6 ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe ishte një vend më lart sesa Ishujt Faroe, Malta dhe Azerbajxhani në grupin D3. Mosha mesatare e ekipit të Kosovës është 23 dhe disa prej lojtarëve ishin ende adoleshentë, kur luajtën kundër Kroacisë për herë të parë.

Nëse Kosova mposht Maqedoninë e Veriut e më pas Gjeorgjinë ose Bjellorusinë në “play-off”-et e Ligës së Kombeve, ajo do të kualifikohet në “EURO 2020” pa pasur nevojë për një rrugë më konvencionale.

Të fundit