Flash News

KRYESORE

E çmontuan dhe më pas i vunë zjarrin. Policia jep detaje: Mjeti në pronësi të një gruaje

E çmontuan dhe më pas i vunë zjarrin. Policia jep detaje: Mjeti

Pak pas mesnate në qytetin e Durrësit i është vënë flaka një automjeti tip Renault me targa AA 830 00. Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit ‘Niko Dovana’.

Dyshohet se mjeti është tentuar të vidhet dhe se grabitësit kanë tentuar ta hapin duke çmontuar aksesorët dhe më pas kanë thyer xhamat. Më pas i kanë vënë flakën që kanë djegur gjysmën e makinës.

Policia bëri të ditur se makina është e një shtetasje me banim në Shijak.

Informacion paraprak

Më datë 08.10.2019, rreth mesnatës, në lagjen Nr.18, Durrës është djegur pjesërisht mjeti i parkuar, tip ” Renault Megana” në pronësi të shtetases R.Gj., banuese në Shijak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit