Flash News

KRYESORE

E çoi në punë me makinë, polici i burgut të Fushë Krujës i vjedh çantën me 800 euro qytetarit nga Kosova

E çoi në punë me makinë, polici i burgut të

Një punonjës i policisë së burgjeve në Fushë Krujë është arrestuar pasi akuzohet për vjedhje.

Sokol Pjetërgjoka dyshohet se ka vjedhur një shtetasi kosovar 800 euro, të cilat i janë gjetur në kasafortën e burgut.

Mësohet se shtetasi nga Kosova e mori në makinën e tij punonjësin e policisë dhe së bashku me ta udhëtonin edhe dy shtetas të tjerë nga Kosova. Në momentin kur ka zbritur nga makina, punonjësi i policisë ka marrë edhe çantën e njërit prej shtetasve nga Kosova.

Sendet e vjedhura u gjetën në kasafortën në vendin e punës së Policit.

Të fundit