Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“E çova drejt vdekjes me dorën time”, flet nëna e vajzës pas operacionit të së bijës
Historia e Ledjona Mekos është nga ato histori që trondit fort këdo që e dëgjon. 23-vjeçarja u nda nga jeta më 6 korrik të vitit 2016 menjëherë sapo kishte dalë nga një operacion, ku kishte hequr apendicitin.
Por tre muaj pas vdekjes, ekspertiza mjeko-ligjore kishte nxjerrë se vajza kishte vdekur për shkak të vetëhelmimit me fostoksinë. Nëna e Ledjonës, Valbona edhe sot pas dy vitesh gati nga vdekja e vajzës nuk i ka hequr të zezat. Ajo rrëfeu në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 dhimbjen e saj të madhe dhe për të kërkuar drejtësi. Valbona thotë se vajza e saj nuk është vetëhelmuar me fostoksinë, duke treguar dhe faktet.
“Atë ditë u ngritëm me çunin se djali do ikte në punë në Tushemisht. Vajza flinte. Gjithë natën në gjumë. Më pas u çua vajza për të ikur në tualet. Më tha se më duket sikur më është bërë një prag në krahë të djathtë. Më duket se po më ngacmon apendiciti. Po çalonte dhe tha mu mpi këmba. E çova në tualet, mezi e ngritëm me djalin dhe e shtrimë në krevat. Mora diçka të ftohtë nga frigoriferi dhe ia vendosa. I thashë djalit ta çojmë me makinën e punës së djalit. E çuam në urgjencë. Ishte ora kur ndërroheshin turnet. Ikte me avash makina sepse vajza kishte dhimbje në krahë të djathtë. E çova atje dhe më thanë çfarë ka vajza. Iu tregova e thanë që do i bëjmë analiza. Nuk kishte të vjella. I bën vetëm një qetësues. Por vajza ishte e vetëdijshme. Doktoresha e turnit e vizitoi i bënë qetësues dhe nuk i pushuan dhimbjet. Thanë ta çojmë për analizat. Unë se çoja dot sepse nuk lëvizte dot se e kishte këmbën e mpirë. Shkova i thashë laborantes. Ia çova dhe mjekes analizat. Iu kërkova që t’i bënin eko që mos ta fusja në operacion për apendicitin. I bëra dhe ekon e kirurgu më tha direkt në sallë operacioni. I jepja vajzës zemër, që të shpëtosh i thosha, por e ndieja që diçka po më shkëputej”, tregoi mes lotësh nëna.
Ajo tha se pasi doli nga operacioni vajza ndihej keq.
“Ishim shumë të gëzuar se vajza kishte dhe një rast të mirë, dhe vajzës i pëlqente dhe nuk e prisnim këtë. Isha e vetme në spital se djalin e dërgova në punë. Po prisja pas dere, doli një infermiere e tha se po bëhet qepja, asgjë nuk kishte thjesht i hoqëm apendicitin, shumë mirë është. Pastaj doli vajza e çuan në dhomë, ishte në narkozë. Dhoma e vajzës nuk ishte asnjëherë pa personel. E çova drejt vdekjes me dorën time. Po i flisnin vajzës që të përmendej. Erdhi doktori që bëri operacionin tha të shkuara vajzës, doli shkëlqyer, tani na ftoni në dasmë. Operacioni zgjati një çerek ore. Dhe rreth çerek ore ndenji gjallë vajza.
Kam thirrur kirurgun që ishte në operacion, jo ai që e bëri i thashë hajde shikoje pak vajzën se po lëviz shumë. Më tha është normale. Pa kthyer shpinën mjeku, vajza më thoshte që mi fry plagës se po më djeg, dhe në një anë po i fryja, në një anë po i mbaja dorën. Më pyeti për babain, për vëllain pastaj më lëshoi dorën. Iku”, tha nëna e 23-vjeçares
Valbona përpiqet të kujtojë ato momente dhe thotë se mbërritja e policisë dhe njerëzve të afërt ishin dëshmi e qartë e asaj që kishte ndodhur.
E tronditur ajo dhe familjarët u vunë në kërkim të së vërtetës. Mjekësia ligjore tha se vdekja ishte shkaktuar si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë. Kjo për familjen Meko ishte një vdekje e dyte.
“Nga mjekët i ishte thënë vëllait tim se kemi konstatuar një mpiksje në tru. Kurse tre muaj pas vdekjes së vajzës, ekspertiza mjeko-ligjore nxori që vajza ishte vetëhelmuar me fostoksinë. Ai ishte ekzekutimi i dytë për familjen time. I thashë prokurorit më ndihmo. Ti mund të kesh ndërruar 7 kollare dhe të jesh shumë i rëndësishëm por unë po të flas si baba. Unë nuk kam lekë, ato pak që kisha nxora vajzën nuse, po do shesh organet e mia për të nxjerrë të vërtetën”, tregoi Valbona.
Për familjen Meko e vërteta nuk mundet kurrë të jetë e tillë dhe të gjitha faktet tregojnë qartë që ky version është i rreme. Nëna e 23-vjecares kërkon të zbardhet e vërteta dhe mbi kujtimin e së bijës të mos rëndojë një peshë kaq e rëndë, madje më e rëndë se vetë vdekja.
Ledjona jetoi pak, por e donte shumë jetën dhe njerëzit ndaj iu falte atyre veç buzëqeshje dhe dashuri. Nëna e saj ka bërë një betim dhe do t’i shkojë deri ne fund së vërtetës, jo për të vrarë njerëz, por për të vënë në vend dinjitetin e Ledjonës së saj të shtrenjtë.
“I drejtohem me mish e shpirt Arta Markut. Të zbardhë të vërtetën time, të gjendet drejtësia. Nëse nuk zbardhet drejtësia do bëj vetëgjyqësi vetë”, thotë nëna e Ledjonës./Balkanweb/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38