Flash News

KRYESORE

E dashura e Hekuran Billës para gjykatës, mohon përfshirjen në vrasje: Isha e lidhur edhe me Malin, si u njoha me viktimën

Adjola Lakra, 26 vjeç ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas arrestimit të saj të premten si e dyshuar në bashkëpunim me autorët e vrasjes së Hekuran Billës.

Sipas policisë, ajo dyshohet se duke qenë e dashura e Billës, e ka nxjerrë këtë të fundit në pritë përmes një telefonate, ku dhe u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë disa javë më parë.

Me maskë dhe doreza, si dhe me një bluzë ku shkruante “Super Power” (super fuqi), Adiola u shfaq e qetë në sallën e gjyqit, ku dhe ka rrëfyer disa detaje mbi këtë ngjarje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ajo fillimisht ka mohuar se është përfshirë në krim si bashkëpunëtore e autorëve. Adiola ka pranuar ndërkohë se ka qenë e lidhur si me viktimën, Billën, por më herët edhe me Sebastian Malin, aktualisht i arrestuar, nipi i Prel Markut, i ekzekutuar nga Billa në Angli para shumë vitesh.

Sipas saj, me Malin jetonin në të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë ku i riu kishte një lokal, ndërsa e ëma e tij një parukeri që vajza i frekuentonte.

E pyetur për lidhjen me Billën, ajo ka treguar se ka qenë Mali ai i cili i kishte bërë ftesë në instagram përmes llogarisë së saj, kohë kur 40 vjecari ka qenë në burg.

Pas ndarjes me Malin, ajo ka vijuar komunikimin me Billën ku pas daljes nga burgu kanë krijuar një lidhje një-vjecare.

Po ashtu, vajza ka deklaruar se natën e ngjarjes është telefonuar nga Billa për t’u takuar në vendin ku shiheshin zakonisht, ndërsa shtoi se nuk ishte në dijeni për hasmërinë mes Malit dhe Billës.

Ndërkohë, pavarësisht këtyre deklaratave, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 26-vjeçaren nga Berati.

Të fundit