Flash News

KRYESORE

E dëboi gjykata italiane nga banesa, 54-vjeçarja shqiptare vetëvritet në kasolle

E dëboi gjykata italiane nga banesa, 54-vjeçarja shqiptare

Një 54-vjeçare shqiptare, është vetëvrarë pasi gjykata vendosi ta dëbojë nga banesa e saj në Sperlonga të Italisë.

Gruaja me origjinë shqiptare prej vitesh jetonte në Itali dhe për shkak të konflikteve për trashëgiminë Gjykata e Apelit në Terracino, ka vendosur më 15 janar dëbimin nga banesa.

Në këto kushte, 54-vjeçarja ka marrë vendimin ekstrem për vetëvrasje. Ajo u gjet e vdekur nga burri i saj brenda një kasolleje pranë banesës nga e cila ishte dëbuar.

Prokurori publik në detyrë menjëherë urdhëroi kthimin e trupit në familje, për të lejuar funeralin.

Të fundit