Flash News

KRYESORE

E dëmtoi tërmeti, modelja Xhesika Berberi rindërton shtëpinë e familjes nga Ndroqi (VIDEO)

E dëmtoi tërmeti, modelja Xhesika Berberi rindërton

Ndërkohë që shumë familje, të cilat ja u shembi banesat tërmeti i 26 nëntorit, janë ende në qiell të hapur, disa prej tyre e gjejnë ndihmë nga personazhet publik shqiptar.

Modelja shqiptare ka rindërtuar shtëpinë e familjes Çekirri, e cila kishte pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar që goditi vendin tonë. Shtepia u rindertua fale nismes se modeles Xhesika Berberi, e cila sot i dhuroi çelësat e shtëpisë së re familjes Çekirri.

Mes emocioneve dhe lotëve të gëzimit, modelja shqiptare tregoi se si vendosi që të mbledhë fondet për rindërtimin e shtëpise. Ajo siguroi se nisma nuk do ndalet me kaq, por shumë shpejt do të nisin punimet edhe për nje banesë tjeter, për të lumturuar një tjetër familje në nevojë.

“Ideja për të kontribuar në këtë ditë të vështirë per shqiptarët, lindi thjesht nga zemra. Më dhembi zemra kur e pashë se si në një mëngjes, kur një tërmet ra e u shkatërruan shumë shtëpi, shumë njerëz humbën jetën dhe e ndjeva të domosdoshme të jepja kontributin tim. Mendova të hapja një faqe ne Go Fund. Nuk mund të le pa falenderuar Adrola Dushin, e cila dha një mbështetje shumë të madhe këtu. Gjithashtu, edhe të gjithë njerëzit që kanë dhuruar sepse kjo ishte gjëja më e bukur. Nga të gjithë ne u mblodhën këto fonde dhe u bë e mundur ndërtimi i dy shtëpive. Është gjëja që më ka bërë më krenare deri tani, kam vendosur që të ndihmoj dhe një familje tjetër dhe do ndërtoj edhe një shtëpi tjetër”, tha modelja Xhesika Berberi.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/2721082734827218/

Të fundit