Flash News

KRYESORE

E denoncon prej katër vitesh, Lulzim Basha reagon për arrestimin e Habilajt: Rama na sulmoi ne dhe Dritan Zaganin

E denoncon prej katër vitesh, Lulzim Basha  reagon për arrestimin e

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit në Itali të Moisi Habilajt, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilin opozita e denoncon prej katër vitesh si person të lidhur me krimin.

Basha i kujton Tahirit dhe kryeministrit Edi Rama sulmet që këta të fundit kanë drejtuar ndaj opozitës dhe ish-oficerit të policisë, Dritan Zagani, për shkak të denoncimeve të Habilajt. Kryeopozitari pyet se sa para ka qarkulluar “narkomania me mbështetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Ramës” në katër vite, kur vetëm ngarkesa e fundit e kapuar nga italianët vlen 20 milionë euro.

Reagimi:

Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!

Të fundit